RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sudan – Mbërrin dërgesa e parë me ndihmat humanitare

sudan-–-mberrin-dergesa-e-pare-me-ndihmat-humanitare

Avioni i parë që transportonte tetë tonë ndihma humanitare, kryesisht pajisje mjekësore-kirurgjikale dhe personel mjekësor, në Sudan, u ul në portin “Sudan”, rreth 850 kilometra nga Khartoumi, njoftoi sot Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Avioni u ngrit nga Amani. Hapësira ajrore sudaneze është mbyllur që nga 15 prilli.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), ngarkesa përmban materiale për anestezi, qepje, fasha dhe pajisje kirurgjikale.

Dërgesa, e cila tani do të duhet të udhëtojë 850 kilometra për të arritur në Khartoum, ku luftimet janë të ndezura, do të jetë në gjendje të trajtojë të paktën 1500 të plagosur. /atsh

Related posts

Për tre muaj mbi 1 mijë persona hoqën dorë nga shtetësia kosovare

Muhamet Ramadani

Ky është koloneli i Policisë së Kosovës që po kërkohet nga Serbia

admin

VIDEO/ Incident i rëndë në Rusi, turma sulmon ambasadorin e Polonisë! Rriten tensionet mes Varshavës dhe Moskës

admin