RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mjekët turq po punojnë në shmangien e sëmundjeve nga tërmeti

mjeket-turq-po-punojne-ne-shmangien-e-semundjeve-nga-termeti

Zyrtarët turq të shëndetësisë po punojnë me personelin e OBSh-së për të rritur monitorimin e sëmundjeve që vijnë nga uji, gripi sezonal dhe COVID-19 midis atyre që janë zhvendosur nga tërmeti i 6 shkurtit dhe pasgoditjet e fuqishme.

Ndërsa numri i të vdekurve nga fatkeqësia e 6 shkurtit pritet të rritet të enjten, personeli mjekësor turk në gjithë rajonin jugor të goditur nga tërmeti po punon për të shmangur përhapjen e sëmundjeve në qendrat e evakuimit ku dhjetëra mijëra njerëz po kërkojnë strehim.

Batyr Berdyklychev, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Turqi, tha se OBSh-ja po punon me zyrtarët turq për të rritur monitorimin e sëmundjeve që vijnë nga uji, gripi sezonal dhe COVID-19 midis të zhvendosurve.

Ai tha gjithashtu se ekziston nevoja për të rritur furnizimin me ujë duke sqaruar se mungesa e ujıt “rrit rrezikun e sëmundjeve që vijnë nga uji dhe shpërndarja e sëmundjeve ngjitëse”.

Në Kahramanmaraş, epiqendra e tërmetit të javës së kaluar me magnitudë 7,7 ballë dhe pasgoditjeve të fuqishme, mjekët po ofrojnë vaksina tetanozi për banorët dhe gjithashtu po shpërndajnë komplete higjienike.

Ndërsa fatkeqësia hyn në ditën e saj të 11-të, numri i të vdekurve në Turqi është 35.418, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse në vend në një shekull. Numri në Siri ka arritur në 5.814, duke e çuar numrin total të vdekjeve nga të dy vendet në mbi 41.232.

Related posts

Ura gjermane u rezistoi tërmeteve shkatërruese në jug të Türkiye-s

admin

Përfundon votimi për zgjedhjet lokale në Turqi, ja sa ishte pjesëmarrja

admin

Ka heshtje në mesnatë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në RMV

RTI