RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mjeku i Bidenit thotë se ai po përjeton simptoma “të lehta” të COVID-it

mjeku-i-bidenit-thote-se-ai-po-perjeton-simptoma-“te-lehta”-te-covid-it

Presidenti i SHBA-së Joe Biden vazhdon të përjetojë simptoma “të lehta” pasi u diagnostikua me koronavirus dhe po merr ilaçin antiviral Paxlovid, tha sot mjeku i tij, transmeton Anadolu.

Mjeku Kevin O’Connor tha se simptomat e presidentit po ndikojnë në sistemin e tij të frymëmarrjes dhe në një deklaratë prej pesë fjalish tregoi se Biden “nuk ka ethe dhe shenjat e tij vitale mbeten normale”.

“Ai do të vazhdojë të drejtojë punët e popullit amerikan”, shkroi ai.

“Me lejen e presidentit, unë do të vazhdoj të jap përditësime të rregullta, siç kemi bërë më parë”, tha O’Connor.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi të mërkurën se Biden rezultoi pozitiv gjatë fushatës në Las Vegas, Nevada. Diagnoza e Bidenit u njoftua nga presidenti i një grupi të mbrojtjes së të drejtave civile latine të cilit presidenti do t’i adresohej të mërkurën.

Fjalimi u anulua, por Biden mori pjesë në një ngjarje fushate në restorantin Original Lindo Michoacan në Las Vegas, ku u takua dhe bëri selfie me klientët. Ai gjithashtu u intervistua nga transmetuesi në gjuhën spanjolle, Univision.

Related posts

Influencerja irakiane vritet para shtëpisë së saj, pamjet rrëqethëse nga sulmi

admin

Presidenti iranian Raisi takohet me Asadin në Damask – VIDEO

admin

Vijojnë ndërtimet e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

admin