RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mobilizohet Kroacia, blen helikopterë ushtarakë nga SHBA-ja

mobilizohet-kroacia,-blen-helikoptere-ushtarake-nga-shba-ja

Kroacisë i është miratuar kërkesa për t’i blerë tetë helikopterë Sikorsky UH-60 Black Hawk.

Rregullatori i Departamentit Amerikan të Shtetit së bashku me ligjvënësit e Kongresit amerikan miratuan kërkesën e Zagrebit zyrtar, ditë më parë, duke thënë se kjo shitje “mbështet politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare”.

“Kjo shitje e propozuar do të mbështetë politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përmirësuar sigurinë e një aleati të NATO-s që vazhdon të jetë një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në Evropë”, ka thënë DASH-i, ka raportuar TheDubrovnikTimes.

Pos tetë helikopterëve ushtarakë, Kroacia ka kërkuar që SHBA-ja t’ia shesë edhe 19 motorë GE Aerospace T700-GE 701D dhe të gjitha pajisjet e nevojshme avionike. E gjithë kjo pako vlerësohet të kushtojë 500 milionë dollarë.

Kroacia s’është shteti i vetëm që ka bërë blerje të armatimit së fundmi nga SHBA-ja.

Kosova ka porositur blerjen e raketës antitank Javelin. /koha

Related posts

Seuli thërret ambasadorin rus mes rritjes së tensioneve me Phenianin

admin

Italia pezullon rinovimin automatik të marrëveshjes së mbrojtjes me Izraelin

Hevzi

Krerët shtetërorë të rajonit mesazhe urimi me rastin e Fitër Bajramit

Muhamet Ramadani