Modelja franceze dhe ylli i reality show-it, Marine El Himer njoftoi se ka zgjedhur Islamin dhe ka deklaruar se “Këto momente tregojnë ditët më të bukura të jetës time”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga llogaria e saj zyrtare në Instagram, El Himer ka ndarë pamje gjatë tavafit në Qabe e mbuluar me shami si dhe video lidhur me shqiptimin e shehadetit në një xhami.
“Këto momente tregojnë ditët më të bukura të jetës time”, ka shkruar poshtë postimit të saj El Himer e cila njofton se është bërë muslimane para disa muajsh.
El Himer shprehu shpresën se udhëtimi i saj shpirtëror që ka ndërmarrë ta drejtojë atë gjithmonë drejt Allahut si dhe ka falënderuar fansat e saj që e kanë mbështetur në këtë proces.
Duke tërhequr vëmendjen se konvertimi në një fe tjetër nuk ka asgjë për turp, El Himer vuri theksin se ka zgjedhur Islamin ri rezultat i pajtimit të mendjes, zemrës dhe shpirtit.
Nën postimin e modeles franceze edhe fansat e saj kanë komentuar se janë të kënaqur me këtë lajm dhe se “fytyra e El Himer ka ndriçuar”.
Ndërkohë një nga fansat ka thënë: “Tek unë ke zgjuar dëshirën për të lexuar dhe lexuar sërish Kuranin”.
– U njoh me Islamin në hulumtimet lidhur me prejardhjen e rrënjëve
El Himer e cila ka një binjake me emrin Oceane dhe një vëlla me emrin Gauthier, pavarësisht se ka lindur në Francë në vitin 1993, theksohet se rrënjët e familjes së saj janë nga Maroku.
Në shtypin francez, El Himer thuhet se është rritur pranë njerkut të saj, se prej kohësh ajo ka kryer hulumtime për babain e vërtetë dhe se nga vijnë rrënjët e saj. Gjatë kësaj periudhe ajo është njohur me Islamin dhe është bërë muslimane.