RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në Konferencën e Mynihut: Kosova, ndër storiet më të mira të suksesit dhe shembull i shtetit demokratik

osmani-ne-konferencen-e-mynihut:-kosova,-nder-storiet-me-te-mira-te-suksesit-dhe-shembull-i-shtetit-demokratik

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një panel diskutimi për “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Konferencën e Mynihut tha sot se sa më shumë gra marrin pjesë në këto çështje aq më shumë do të ketë rezultate pozitive për të gjithë.

E para e shtetit theksoi se pjesëmarrja e grave në agjendën për paqe dhe siguri (WPS Agenda) nuk është e rëndësishme vetëm për gratë por ka impakt edhe në barazinë gjinore dhe barazinë e të gjitha komuniteteve.

“Gratë në Kosovë kanë pasur rol udhëheqës dhe shumë të rëndësishëm gjatë viteve të ’90-ta në rezistencën paqësore kur populli i Kosovës ishte viktimë e aparteidit, regjimit të Millosheviqit ku praktikisht të gjitha të drejtat e njeriut ishin të shkelura nga regjimi i dhunshëm”, tha presidentja, raporton Telegrafi.

Osmani në një panel me gra tjera theksoi po ashtu se gratë në Kosovë ishin shumë të përfshira edhe gjatë luftës çlirimtare dhe shumë prej tyre kanë rënë si dëshmore.

Duke folur për rolin e grave në Kosovë, siç njofton Telegrafi presidentja në një panel në kuadër të Konferencë së Mynihut ndër të tjera tha se gratë janë të përfshira dhe kanë rol udhëheqës edhe gjatë procesit të shtetndërtimit.

“Gratë kanë qenë pjesë vitale e shtet ndërtimit tonë”, tha ajo.

E para e shtetit para të pranishmëve tha po ashtu se beson fuqishëm se Kosova është ndër storiet më të mira të suksesit dhe është shembull i shtetit demokratik.

“Besoj fuqishëm dhe besoj se të gjithë ndërkombëtarët që janë të përfshirë në një mënyrë ose tjetër me procesin e shtetndërtimit të Kosovës e dinë se Kosova është një ndër storie më të mira të suksesit…. Është shembull i shtetit demokratik”, tha Osmani.

Ajo para të pranishmëve tha se Kosova është shembull i shkëlqyer i rikuperimit pas luftës, ndërsa përmendi faktin se janë mbi 20 mijë gra të dhunuara nga forcat serbe gjatë luftës 1998-99.

Related posts

Në rrugën “Xhorxh Bush” nuk do të kalojnë më as autobusët

admin6

Protesta e opozitës, Berisha: Të martën në 12:00 të gjithë në Bulevard, do të jehojë në Evropë

admin

Turqia ka ngritur mbi 450 mijë tenda dhe kontejnerë për viktimat e tërmetit

admin