RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Modi-Putin: Dialogu dhe diplomacia janë rruga për zgjidhjen e konflikteve

modi-putin:-dialogu-dhe-diplomacia-jane-rruga-per-zgjidhjen-e-konflikteve

Kryeministri indian, Narendra Modi, i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se “dialogu dhe diplomacia” mbeten rruga për zgjidhjen e konflikteve, ndërsa vazhdojnë luftërat në Ukrainë dhe Iran, transmeton Anadolu.

Modi zhvilloi bisedime me Putinin në New Delhi, në margjinat e samitit të bllokut BRICS, i cili është planifikuar të mbahet gjatë fundjavës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë, Randhir Jaiswal, në rrjetin social amerikan X tha se Modi zhvilloi “diskutime të gjera me presidentin Putin mbi aspekte të ndryshme të Partneritetit Strategjik të Veçantë dhe të Privilegjuar Indi-Rusi”.

“Udhëheqësit shqyrtuan përparimin në bashkëpunimin dypalësh në sektorë, përfshirë tregtinë, energjinë, mbrojtjen, hapësirën dhe lidhjet mes njerëzve, të cilat mbeten fusha kyçe të partneritetit të qëndrueshëm Indi-Rusi”.

Jaiswal tha se udhëheqësit shkëmbyen pikëpamje për çështje me interes të përbashkët në rrafshin rajonal dhe global, përfshirë konfliktet në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Detit të Zi.

“Kryeministri përsëriti se dialogu dhe diplomacia mbeten rruga për zgjidhjen e konflikteve dhe se India është e gatshme të ndihmojë në përpjekjet për paqe”, tha zëdhënësi.

Putin mbërriti në kryeqytetin indian sot herët dhe pritet të zhvillojë një sërë takimesh në margjinat e samitit.

Related posts

Dialogu për “Dinarin”, DASH: Gabriel Escobar viziton këtë javë Kosovën. Do të ritheksojë përkushtimin e SHBA për Ballkanin Perëndimor

admin

Putini arreston qindra protestues, përfshirë edhe gratë protestuese – VIDEO

admin

Kovaçevski: Me Serbinë jemi shumë afër marrëveshjes për gazin natyror

admin