RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Moldavia njofton për një kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinaut

moldavia-njofton-per-nje-kercenim-me-bombe-ne-aeroportin-nderkombetar-te-kishinaut

Moldavia njoftoi të premten se në Aeroportin Ndërkombëtar të Kishinaut, në kryeqytetin e vendit, është dhënë alarm për bombë, transmeton Anadolu.

Policia Kufitare e Moldavisë tha në një deklaratë se efektivët e saj kanë ndërhyrë për të evakuuar pasagjerët dhe stafin nga aeroporti, ndërsa njësitë e specializuara të Ministrisë së Brendshme të vendit janë nisur drejt vendngjarjes.

“Procedurat e regjistrimit të pasagjerëve janë pezulluar dhe fluturimet e planifikuara mund të pësojnë ndryshime”, thuhet në deklaratë, ku personave me fluturime të planifikuara për sot u është bërë thirrje të kontrollojnë statusin e fluturimit në tabelën onlajn të informacionit të aeroportit.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se detaje të mëtejshme do të bëhen të ditura në varësi të zhvillimeve.

Related posts

Rrëfen qytetari që u arrestua se largoi flamurin serb në Zveçan

admin

Abazi pas intervistimit: Nuk flasë fare, janë çështje të Prokurorisë dhe hetuesisë

Muhamet Ramadani

63 vjeçarja në Prishtinë dyshohet se u vra rreth orës 02:00, rasti në polici është paraqitur 04:40

admin