RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Morawiecki: Nëse largohemi nga Ukraina, lufta do të vijë te ne

morawiecki:-nese-largohemi-nga-ukraina,-lufta-do-te-vije-te-ne

E vetmja mënyrë se si Polonia mund të përfshihet në luftën Rusi-Ukrainë është duke i kthyer shpinën Ukrainës, tha kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në një podcast javor.

“Sot ka vetëm një mënyrë që Polonia të përfshihet në luftë dhe kjo është duke i kthyer shpinën Ukrainës. Nëse ne nuk mbështesim atë, atëherë lufta do të vijë vetë në pragun tonë”, tha Mateusz Morawiecki.

Ai përmendi gjithashtu shpërthimin e raketës në Poloninë Lindore, që vrau dy persona.

Sipas Morawieckit, incidenti, i cili thuhet se ishte shkaktuar nga një raketë mbrojtëse e humbur ukrainase, e lëshuar kundër një sulmi masiv raketor rus në Ukrainë në të njëjtën ditë, tregoi se lufta ishte një skenar realist dhe një kërcënim për Poloninë.

”Si një shtet i vijës së parë të NATO-s ne gjithashtu duhet të jemi të përgatitur për këtë lloj situate”, deklaroi ai. /atsh

Related posts

Franca regjistron rreth 7.000 vdekje shtesë për shkak të valëve të të nxehtit deri në fund të korrikut

RTI

Plagosen dy ushtarë izraelitë pas shpërthimit të një droni në jug të Libanit

admin

Britani e Madhe/ Partia Laburiste formon kabinetin qeveritar pasi mori pushtetin me një fitore të thellë, kush është në ekipin kryesor të Keir Starmer

admin