RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

RMV: Nga 15 nëntori hyn në fuqi obligimi për pajisjet dimërore në komunikacion

rmv:-nga-15-nentori-hyn-ne-fuqi-obligimi-per-pajisjet-dimerore-ne-komunikacion

Nga data 15 nëntor fillon të vlejë detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore në automjetet. Për shoferët e automobilave, fuoristradave dhe kamionëve të lehtë është i domosdoshëm posedimi i gomave të dimrit dhe i zinxhirëve, ndërsa shoferët e autobusëve dhe të kamionëve transportues edhe lopata nëse në rrotat lëvizëse të makinës nuk mund të vendosen zinxhirë për borë.

Sanksionimi në sezonin e ardhshëm dimëror do të jetë konform rregullores ekzistuese për pajisje dimërore në automobila, me të cilën caktohet gjobë prej 15 eurove. Me ligjin e ri për siguri në trafikun rrugor, sipas paralajmërimeve janë parashikuar gjoba prej 45 eurove për posedim të pajisjes dimërore. /shenja

Related posts

​Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë

admin

Indonezi, të paktën 16 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga rrëshqitja e dheut

admin

Edhe tre gazetarë të vrarë pabesisht nga nazistët e Lindjes së Mesme

RTI