RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

MPJ e Palestinës: Shpërfillja e kauzës palestineze nga Izraeli kërcënon sigurinë e rajonit

mpj-e-palestines:-shperfillja-e-kauzes-palestineze-nga-izraeli-kercenon-sigurine-e-rajonit

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës ka deklaruar se shpërfillja e kauzës palestineze nga Izraeli kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe të botës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se “Izraeli me krimet, shkeljet dhe praktikat qeveritare që kryen çdo ditë në territoret e Palestinës si dhe me ndarjen e një buxheti të madh për këto, po tregon përpjekje për shpërfilljen në nivel ndërkombëtar të çështjes palestineze”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe zyrtarët e tjerë, shpërfillin nevojën për zgjidhjen e çështjes palestineze, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se Izraeli tregon përpjekje kryesisht që përparësitë e politikës ndërkombëtare lidhur me Lindjen e Mesme të ripërcaktohen larg nga çështja palestineze.

“Shpërfillja e kauzës palestineze dhe e nevojave për zgjidhjen e saj nga Izraeli kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe të botës”, thuhet në deklaratën në të cilën vihet në dukje se çështja e Palestinës është arsyeja kryesore e konfliktit si dhe çelësi i sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Related posts

Ministri i Mbrojtjes, Gallant: Izraeli nuk e njeh autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

rezart morina

Zelanda e Re do të drejtohet nga dy persona

admin

Rama: Këmbanë alarmi, komuniteti euroatlantik të ulë pa kthim Kosovën dhe Serbinë në tryezën e dialogut

admin