RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i NATO-s: Shpërthimi i digës së Kakhovkës po shkakton katastrofë ekologjike në Ukrainë

shefi-i-nato-s:-shperthimi-i-diges-se-kakhovkes-po-shkakton-katastrofe-ekologjike-ne-ukraine

Shefi i NATO-s e quajti shkatërrimin e digës së Kakhovkës në Ukrainën jugore veprim “të egër që po zhvendos mijëra njerëz dhe po shkakton një katastrofë ekologjike në Ukrainë”, transmeton Anadolu.

Në një postim në Twitter, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se ka folur me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba për shkatërrimin e digës, duke shtuar se Kuleba do t’u bashkohet onlajn ambasadorëve aleatë në një takim të Komisionit NATO-Ukrainë, të cilin ai do ta kryesojë të enjten.

Pas shpërthimit, gjendje emergjente u shpall në të dy anët e digës. Njëra anë kontrollohet nga Rusia, ndërsa tjetra nga Ukraina.

Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për dëmtimin e digës së Kakhovkës, e cila çoi në përmbytjen e vendbanimeve fqinje.

Moska akuzoi Ukrainën për përpjekje për ta shkëputur Krimenë nga uji i ëmbël që merr nga rezervuari i Kakhovkës, i formuar nga diga, ndërsa Kievi pretendoi se Rusia përpiqet të ngadalësojë një kundërsulm të pritshëm.

Related posts

Lajçak sot në Beograd, takon presidentin Aleksandër Vuçiç, ja tema sensitive që pritet të diskutohet

admin

Abdixhiku: VV-ja s’i ka numrat, i shfrytëzoi 15 ditë për shfaqje teatrale

admin

Kush është Yahya Si’nw’ar, shefi i ri politik i Ha’masit?

admin