RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

MPJ: Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur në Turqi

mpj:-nuk-ka-asnje-shtetas-te-kosoves-te-vdekur-ne-turqi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se se në mesin e viktimave nga tërmeti që ka goditur Turqinë nuk ka asnjë shtetas kosovar.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara që nga data 6 shkurt kur ka ndodhur tërmeti ka pasur kontakte të vazhdueshme me shtetas/qytetarë të Kosovës që jetojnë apo veprojnë në Turqi dhe ata janë asistuar nga ambasada për çfarëdo nevoje që kanë pasur, qoftë për transport, qoftë sigurim të fletudhëtimeve për tu kthyer në Kosovë”,thuhet në njoftimin për media.

Për sa i përket deklarimeve publike të Evren Kaya, kryetar i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve të Turqi, se 70 shqiptarë janë në mesin e të vdekurve, ju njoftojmë se bëhet fjalë për familje/persona, që kanë shtetësi turke, por janë me prejardhje të vjetër shqiptare.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, në vijim të komunikimeve me diasporën tonë në Turqi, përfshirë edhe me persona që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, ka kontaktuar dhe ka biseduar edhe me Kaya, gjatë javës së kaluar, i cili ka informuar se ai dhe familja e tij janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime”,thuhet tutje.

Ndërsa më poshtë gjeni përditësimin me informata për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti.

Këto informata janë për datat 10 -13 shkurt 2023:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, është kontaktuar ditën e premte (10 shkurt) nga dy studente nga Kosova, të cilat kanë njoftuar se gjenden në qytetin Adana. Gjatë komunikimit me stafin e Ambasadës, studentet kanë konfirmuar se janë të vendosura në konviktin universitar dhe se janë mirë me shëndet. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara po vazhdon komunikimin me të dy studentet dhe po shqyrton të gjitha mundësitë që të realizoj kthimin e tyre në Kosovë.

Me datë 13 shkurt, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është kontaktuar nga një familje nga Kosova që ka arritur të largohet nga qyteti Gaziantep në Ankara, dhe ka nevojë për fletë udhëtime për tu kthyer në Kosovë.

Në pasditen e së hënës(13 shkurt), pas komunikimit sërishëm me ambasadën, familja kanë deklaruar se do të vendosin brenda dy ditësh se a do të udhëtojnë për Kosovë dhe rrjedhimisht të vazhdohet me përgatitjen e fletudhëtimeve.

Në numrat emergjent të Ambasadës janë lajmëruar edhe qytetarë të tjerë të Kosovës, të cilët kanë dhënë informata se janë të sigurt dhe se nuk janë prekur nga tërmeti.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, si dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, janë vënë në gjendje gatishmërie për t’u ofruar ndihmë qytetarëve të Kosovës që ndodhen në zonat e goditura nga tërmeti.

Të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti, të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99

Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91

Related posts

Dislokimi i raketave të SHBA në Evropë, Putin kërcënon me rinisjen e prodhimit të raketave me rreze të mesme veprimi

admin

Gjermania premton vazhdim të mbështetjes ushtarake për Ukrainën, rrit shpenzimet e mbrojtjes

admin

SHBA pret që Kurti e Vuçiq të jenë konstruktiv në lidhje me propozimin e BE-së

admin