RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPJD ia ndalon Petkoviqit hyrjen në Kosovë, thotë se përdori gjuhë provokuese e deklarata propaganduese

mpjd-ia-ndalon-petkoviqit-hyrjen-ne-kosove,-thote-se-perdori-gjuhe-provokuese-e-deklarata-propaganduese

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) ia ka refuzuar kërkesën për hyrje në Kosovë drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zyrtari i kabinetit të MPJD-së, Leutrim Sahiti.

Sipas tij, Petkoviqit i është refuzuar vizita në Kosovë për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë Sahiti.

Ndërsa, zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha të mërkurën se drejtorit të saj, Petar Petkoviq, i është ndaluar vizita në Kosovë për “të qenë pranë serbëve për Vidovdan”.

Ndryshe herën e fundit që Petkoviqit iu refuzua kërkesa për të hyrë në Kosovë ishte para dy muajve me qëllim që të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës së Pashkëve në manastirin e Graçanicës.

Related posts

Holandë – Qeveria planifikon ndërtimin e dy centraleve të reja bërthamore

admin

Sekuestrohen 10 mijë doza ekstazi në Tiranë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas nga Kosova

Muhamet Ramadani

Më shumë se 75 pasgoditje deri më tani në Turqi, sipas agjencisë amerikane

admin