RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar për arrestimin e Mitehat Llozhanit në Serbi

mpjd-kerkon-angazhim-nderkombetar-per-arrestimin-e-mitehat-llozhanit-ne-serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale pas arrestimit të shtetasit të Kosovës, Mitehat Llozhani, i ndaluar në pikën kufitare Batrovci, në kufi me Kroacinë.

Sipas MPJD-së, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka dërguar kërkesë zyrtare pranë autoriteteve serbe për konfirmimin e arrestimit, sqarimin e arsyeve të ndalimit dhe çdo informacion tjetër relevant për trajtimin e rastit.

Po ashtu, Zyra Ndërlidhëse ka informuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi dhe misionet diplomatike të vendeve të Quint-it, për të siguruar mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së shtetasit kosovar.

“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Llozhani”, thuhet në njoftim.

MPJD i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të rrisë presionin ndaj autoriteteve serbe, duke kritikuar vazhdimin e praktikave të arrestimit dhe trajtimit të padrejtë ndaj qytetarëve të Kosovës, që shkelin normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Related posts

Rritet në 37.347 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

Muhamet Ramadani

Rusia: Izraeli dhe SHBA pengojnë krijimin e shtetit të Palestinës

admin

Më shumë se 50 pa’lestinezë të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za sot

Muhamet Ramadani