RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takohet me Kryeministrin e Çadit, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

osmani-takohet-me-kryeministrin-e-cadit,-diskutojne-per-marredheniet-bilaterale-ndermjet-dy-vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë qëndrimit të saj në Samitin Botëror të Qeverisjes.

Gjatë këtij takimi, Osmani ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Çadit, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave globale.

“Kënaqësi ta takoj Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes dhe të diskutojmë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona, si dhe për përkushtimin për adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, ka shkruar Osmani në një njoftim në Facebook.

Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për forcimin e partneriteteve strategjike.

Related posts

Borrell: BE po konsideron vetëm planin e Zelenskyt për paqen, propozimi i Kinës nuk është serioz

Muhamet Ramadani

Gaza mban funeralin e 100 palestinezëve të nxjerrë nga rrënojat e shtëpive të shkatërruara

Kushtrim Guraj

200.000 besimtarë falën namazin e teravisë në Xhaminë Al-Aksa pavarësisht kufizimeve izraelite

Muhamet Ramadani