RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mrekulli në Nepal! Nxirret e gjallë 64-vjeçarja, u mbulua nga shtëpia e baltës

mrekulli-ne-nepal!-nxirret-e-gjalle-64-vjecarja,-u-mbulua-nga-shtepia-e-baltes

Një grua 64-vjeçare është gjetur e gjallë nga ekipet e shpëtimit në Nepal, më shumë se 10 ditë pasi një masë e madhe akulli, shkëmbinjsh dhe balte përfshiu një luginë në zonën e Himalajeve.

Chandika Shrestha u zbulua më 5 shtator nga pjesëtarë të Forcës së Armatosur të Policisë së Nepalit, të cilët po vijonin operacionet e kërkim-shpëtimit në distriktin Nuuakot. Ajo u gjet në katin e katërt të banesës së saj, e cila ishte pjesërisht e mbuluar nga balta.

Shpëtimi i saj u konsiderua një moment i jashtëzakonshëm, pasi kishte kaluar më shumë se një javë nga katastrofa dhe shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po veniteshin.

Pas nxjerrjes nga banesa, 64-vjeçarja u transportua me helikopter drejt një spitali në Kathmandu, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat e prekura, me shpresën për të gjetur persona të tjerë që mund të kenë mbijetuar nën rrënoja dhe baltë. Fatkeqësia ka shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të Nepalit, ndërsa autoritetet po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit të thyer malor.

Related posts

Kurti: Plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të diskutohet në Ohër

admin

Përplasen dy autobusë në Afrikë, humbin jetën 40 persona, plagosen disa të tjerë

admin

Blinken: SHBA-ja po punon për zgjatjen e armëpushimit në Sudan

admin