RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i të vrarëve në Gaza shkon në 73,651

numri-i-te-vrareve-ne-gaza-shkon-ne-73,651

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 ka shkuar në 73,651, ndërsa 174,592 të tjerë janë plagosur, sipas burimeve mjekësore në Gaza.

Sipas burimeve, spitalet në të gjithë Rripin e Gazës kanë pranuar 17 palestinezë të plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor 2025, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 1,344, ndërsa 4,481 të tjerë janë plagosur. Gjithashtu, janë nxjerrë 826 trupa nga rrënojat.

Burimet mjekësore thanë se një numër viktimash vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe nëpër rrugë, ndërsa ekipet e ambulancave dhe shpëtimit përballen me vështirësi për të arritur tek ta. /mesazhi

Related posts

Publikohet Transparency International: Shqipëria përkeqësohet, Kosova bëri një hap prapa në luftën kundër korrupsionit

admin

Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së do të japë dorëheqjen

admin

Shefit ekzekutiv të Telegram i është zgjatur masa e ndalimit në Francë, akuzat që rëndojnë mbi të

admin