RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

MSH deklarohet për helmimet e qytetarëve në Han të Elezit: Prezente numër i tërësishëm i baktereve të gjalla

msh-deklarohet-per-helmimet-e-qytetareve-ne-han-te-elezit:-prezente-numer-i-teresishem-i-baktereve-te-gjalla

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme ekipi i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike – Ferizaj ka vazhduar hulumtimin epidemiologjik në teren në komunën e Hanit të Elezit.

“Për analiza fiziko-komike dhe bakteriologjike janë marrë mostra në fshatin Gorancë, tek rezervoari kryesor i cili futet me rënie të lirë në rrjetin shpërndarës të fshatit dhe dhe në disa shtëpi private që furnizohen me ujë nga ujësjellësi lokal i fshatit, të cilat janë analizuar në Qendrën Laboratorike Testuese në IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u theksua se dy mostra të ujit të marra në fshatin Seqishtë dhe Gorancë me datë 11.07.2022, sipas aspektit fiziko-kimik janë në përputhshmëri me standardet e parapara me UA 16/2012.

“Nga aspekti mikrobiologjik në mostrën e ujit të marrë në fshatin Seqishtë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla, ndërsa në mostrën e ujit të marrë në fshatin Gorancë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla mbi normat e lejuara dhe Streptokoke me prejardhje fekale”.

Nga mostrat e fecesit të rasteve simptomatike janë izoluar E.coli Enteroaggregative (EAEC) dhe Norovirus GI/GII.

“Përndryshe, brenda 24 orëve të fundit janë paraqitur 34 raste në AMF-në e fshatit Gorancë, dhe 13 raste në QKMF-ën e Hani Elezit. Të gjitha rastet ishin nga fshati Gorancë dhe kishin simptomatologji të njëjtë me: ethe, temperaturë, kokëdhembje, mundim, vjellje dhe barkqitje”, theksohet tutje nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga banorët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nuk ka të hospitalizuar dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.

IKSHPK ka dhënë rekomandimet përkatëse:

1. Raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshimta në helmim, sipas legjislacionit në fuqi, ligji “Parandalimi dhe luftimi i sëmundjeve ngjitëse në Kosovë” (LNR: 02/L-109).

2. Të vazhdohet me informim të qytetarëve për vlimin e ujit i cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose te shfrytëzohen resurset tjera që kanë ujë të sigurtë.

3. Te instalohet klorinatori në rezervuarin kryesor.

4. Te përcjellet cilësia e ujit, të vazhdohet me mostrim për analiza laboratorike-bakteriologjike dhe vlera e Cl rezidual.

5. Marrja e të gjitha masave për njoftim dhe vetëdijësim të qytetarëve për situatën e krijuar.

6. Rekomandimi kryesor: Komuna pas përfundimit të instalimit të sistemit të klorizimit, vendosjes së orë-matëseve dhe sanimit të rezervuarit kryesor, të ia dorëzoj KRU “Bifurkacioni“-it në menaxhim.

Related posts

Bosnja dënon pesë serbë etnikë për krime të kryera gjatë luftës

rezart morina

Për BE-në deeskalimi në veri s’ka përfunduar

admin

Shqipëria po plaket, gjysma e banorëve janë mbi 36 vjeç

rezart morina