RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mucunski: Integrimi në BE, një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të qeverisë sonë

mucunski:-integrimi-ne-be,-nje-nga-shtyllat-kryesore-te-politikes-se-jashtme-te-qeverise-sone

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski tha se integrimi në Bashkimin Evropian (BE) mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të qeverisë së vendit, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën sociale të kompanisë amerikane X, Mucunski bëri të ditur se së bashku me delegacionin e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, sot janë takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në Bruksel.

“Integrimi në BE mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të qeverisë sonë”, shkroi ai duke theksuar se në takim kanë riafirmuar angazhimin e tyre të fortë për zbatimin e reformave dhe për të avancuar në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Takimi konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën tonë evropiane dhe angazhimin tonë të përbashkët për rritje ekonomike, investime dhe përafrim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Unionit”, shtoi Mucunski.

Ndërkaq, kryeministri Mickoski sot do të marrë pjesë në Samitin e Zgjerimit të BE-së, që do të bashkojë udhëheqësit e BE-së dhe të vendeve kandidate mbi çështjet për të ardhmen e integrimit evropian.

Related posts

Turqi, AK Parti nominon Erdoğanin për president

Muhamet Ramadani

Kjo është frika e Viktor Orbanit këto kohë…

RTI

Zyrtarja e OKB-së thotë se vd’ekja është e vetmja gjë e sigurt për njerëzit në Ga’za.

Muhamet Ramadani