RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Administrata Trump kërkon formimin e një force ndërkombëtare në Gaza për të paktën dy vjet”

“administrata-trump-kerkon-formimin-e-nje-force-nderkombetare-ne-gaza-per-te-pakten-dy-vjet”

Raportohet se administrata amerikane u ka dërguar një projektrezolutë disa anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) që bën thirrje për krijimin e një force ndërkombëtare në Gaza për të paktën dy vjet, transmeton Anadolu.

Faqja e internetit e lajmeve Axios ndau detaje të draftit, të përgatitur nga administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe që thuhet se u është dërguar dje disa anëtarëve të KS-OKB-së.

Sipas raportit, drafti do t’u japë SHBA-së dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse kompetencë të gjerë për të qeverisur dhe siguruar Gazën deri në fund të vitit 2027, me mundësinë e zgjatjes më vonë të kësaj kompetence.

Një zyrtar anonim amerikan deklaroi se projektrezoluta do të formojë bazën e negociatave midis anëtarëve të KS-OKB-së në ditët në vijim dhe se synohet që të hyjë në zbatim duke u miratuar në javët e ardhshme dhe që vendosja e trupave të parë në Gaza të vendosen deri në janar.

Zyrtari amerikan deklaroi se ISF-ja do të jetë “një forcë zbatuese dhe jo një forcë paqeruajtëse”.

ISF, e cila do të përfshijë forca sigurie nga vende të shumta, do të sigurojë kufijtë e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin, do të mbrojë civilët dhe korridoret humanitare dhe do të trajnojë një forcë të re policore palestineze.

Në draft thuhet se Forcat e Sigurisë së Shtetit (ISF) do të kryejnë detyra të tilla si shkatërrimi i infrastrukturës ushtarake në Gaza, demilitarizimi i zonës dhe çarmatosja e grupeve palestineze.

Në mesin e detyrave të ISF-së përfshihet gjithashtu edhe çarmatosja e Brigadave Kassam, krahut ushtarak të Hamasit nëse ato nuk e bëjnë këtë në mënyrë vullnetare.

Related posts

Presidenti turk pret kryeministrin grek në Ankara për bisedime të nivelit të lartë

RTI

Çmimet globale të ushqimeve shënojnë rënie në gusht

Muhamet Ramadani

Hamasi takohet për herë të parë me “Bordin e Paqes” të Trump

Hevzi