Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal dhe sigurisë evropiane, si dhe ndaj një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla, tha të martën ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, transmeton Anadolu.
Në një postim në median sociale lidhur me pjesëmarrjen në sesionin e 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Mucunski theksoi se, në një kohë sfidash të mëdha gjeopolitike, bota ka nevojë për dialog më të fortë, multilateralizëm të përgjegjshëm dhe respekt të vazhdueshëm për të drejtën ndërkombëtare.
“Si vend aleat i NATO-s, kandidat për anëtarësim në BE dhe anëtar aktiv i OKB-së, ne mbetemi të përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal, sigurisë evropiane dhe një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, shkroi Mucunski.
Ai tha se objektivi i vendit është mbrojtja e interesave kombëtare, forcimi i partneriteteve dhe shndërrimi i dialogut politik në rezultate konkrete për qytetarët.

