RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Serbia, një hap para shqiptarëve në fushën e propagandës…

serbia,-nje-hap-para-shqiptareve-ne-fushen-e-propagandes…

Diaspora përhap në Nju Jork imazhet mbi “krimet” e Kosovës ndaj serbëve

Në Nju Jork, pikërisht në ditët kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mbledh në një vend liderët dhe delegacionet e botës, diaspora serbe në Shtetet e Bashkuara ka dalë sërish në rrugë për të përcjellë mesazhin e saj për Kosovën.

Kamionë me ekrane video qarkullojnë në rrugët kryesore të qytetit, përfshirë Times Square, duke shfaqur pamje nga jeta e serbëve në Kosovë, ngjarje të marsit 2004, raste dhune dhe arrestimesh, si dhe materiale që organizatorët i paraqesin si dëshmi të presionit ndaj komunitetit serb.

Sipas organizatorëve, synimi është që zyrtarët ndërkombëtarë dhe publiku amerikan të tërheqin vëmendjen te gjendja e serbëve në Kosovë.

Dhe kjo nuk është një nismë e re. E njëjta skemë është përdorur edhe gjatë dy viteve të mëparshme, në periudhën e sesioneve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në vitin 2024, tre kamionë me video-billborde qarkulluan pranë selisë së OKB-së dhe në Times Square, ndërsa në vitin 2025 aksioni u përsërit me materiale që përfshinin fotografi të krimeve të pretenduara të UÇK-së dhe pamje të situatës së serbëve në Kosovë.

Pavarësisht se materialet e paraqitura janë pjesë e një fushate të njëanshme dhe disa prej pretendimeve të saj janë kundërshtuar nga mediat dhe aktorët shqiptarë të Kosovës, ajo tregon diçka që shkon përtej vetë përmbajtjes së videove: rëndësinë e propagandës, komunikimit publik dhe pranisë simbolike në hapësirat ku ndërtohet opinioni ndërkombëtar.

Këtu qëndron edhe një problem serioz për Tiranën dhe Prishtinën. Ndërsa pala serbe e ka kuptuar prej kohësh se beteja për Kosovën nuk zhvillohet vetëm në tavolinat diplomatike, por edhe në ekranet e qyteteve, mediat ndërkombëtare, korridoret politike dhe hapësirat publike të vendeve perëndimore, institucionet shqiptare shpesh japin përshtypjen e një pranie reaktive.

Reagohet pasi del një fushatë, një deklaratë apo një video, në vend që të ndërtohet një komunikim i qëndrueshëm, profesional dhe të mirëfinancuar.

Kjo nuk do të thotë se Tirana apo Prishtina duhet t’i përgjigjen propagandës me propagandë. Përkundrazi, një strategji serioze do të duhej të mbështetej te faktet, dokumentet, dëshmitë, të dhënat dhe historitë njerëzore, duke paraqitur në mënyrë të vazhdueshme në gjuhën e botës perëndimore edhe këndvështrimin e Kosovës.

Por pikërisht këtu shfaqet apatia. Dy qeveri, dy diplomaci dhe një diasporë shumë më e madhe shqiptare se ajo serbe në SHBA, megjithatë shpesh mungon një strategji e dukshme dhe e koordinuar për të shpjeguar Kosovën.

Serbia nuk pret gjithmonë që dikush ta ftojë në debat. Ajo krijon vetë skenën, zgjedh momentin dhe përsërit mesazhin.

Në politikën ndërkombëtare, edhe heshtja është një mesazh. Dhe kur njëra palë flet vazhdimisht, ndërsa pala tjetër kujtohet vetëm kur sulmohet, hapësira bosh nuk mbetet bosh. Dikush tjetër e mbush atë. /tesheshi

Në politikën ndërkombëtare, edhe heshtja është një mesazh. Dhe kur njëra palë flet vazhdimisht, ndërsa pala tjetër kujtohet vetëm kur sulmohet, hapësira bosh nuk mbetet bosh. Dikush tjetër e mbush atë. /tesheshi.

Related posts

Këshilli i Prindërve: Jemi të pafuqishëm, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për mosmbajtjen e mësimit

admin

“Rregullat e lojës kanë ndryshuar”- Paralajmërimi i presidentit Macron: Evropa është e vdekshme, i duhet mbrojtje më e fortë

admin

DASH ofron 12 milionë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tre drejtuesve të një prej organizatave më të mëdha kriminale

admin