RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mucunski: Partneriteti Maqedoni e Veriut-SHBA, partneritet strategjik me rëndësi kyç për vendin

mucunski:-partneriteti-maqedoni-e-veriut-shba,-partneritet-strategjik-me-rendesi-kyc-per-vendin

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonia e Veriut, Timço Mucunski, deklaroi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën një partneritet strategjik me rëndësi kyç për vendin, transmeton Anadolu.

Në një intervistë në një televizion lokal, ai njoftoi se më 7 prill, Maqedonia së Veriut do të mbajë një sesion të Dialogut Strategjik në Washington.

“Ne do të jemi vendi i parë në Evropë që, në kuadër të kësaj administrate, do të zhvillojë një sesion të Dialogut Strategjik në Washington”, tha Mucunski.

Ministri informoi se delegacioni që do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara do të udhëhiqet prej tij, si kreu i delegacionit, dhe do të përfshijë edhe ministrin e brendshëm, atë të mbrojtjes, të transformimit digjital dhe atë të energjetikës.

Mucunski shprehu pritjen e tij që Dialogu Strategjik do të hapë diskutime serioze në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, si dhe se do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.

Related posts

Bastisje në Ministri të Industrisë dhe tek pronat e Ridvan Muharremit

admin

UNICEF: Të paktën 82 fëmijë janë vrarë në Gaza që nga armëpushimi i 10 tetorit

admin

Skadon sot afati për zgjedhjen e presidentit, “Vetëvendosje” propozoi 2 emra. Nis seanca, salla thuajse bosh

admin