RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëSport

Mundësi i Shqipërisë Islam Dudaev fiton medaljen e argjendtë në Evropianin e Mundjes në Tiranë

mundesi-i-shqiperise-islam-dudaev-fiton-medaljen-e-argjendte-ne-evropianin-e-mundjes-ne-tirane

Mundësi i Shqipërisë Islam Dudaev ka fituar medaljen e argjendtë në finalen e Evropianit të Mundjes që po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë.

Rusi i natyralizuar në shqiptar u mposht nga rusi Bashir Magomedov me rezultatin 10-0 me pikë.

Magomedov dominoi ndeshjen duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi sportistit kuqezi.

Kjo arritje si nënkampion i Evropës, i siguron Dudaev një shpërblim prej katër milionë lekë (nëse mundet në euro) nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Shqipërisë.

Pas Islam Dudaev, i erdhi radha mundësit tjetër kuqezi, Zelimkhan Abakarov të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Mundjes që po mbahet në Tiranë. Ai arriti të kualifikohet për në finale në kategorinë e tij në peshën deri në 61 kg, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në raundet e mëparshme, njofton Federata Shqiptare e Mundjes.

Abakarov do të përballet të dielën me mundësin Zavur Uguev, për ta sfiduar për medaljen e artë.

Të dielën mbyllet edhe Europiani i Mundjes, që po zhvillohet në Tiranë.

Related posts

Mjekët paralajmërojnë për përhapjen e “etheve të minjve” në Gazën e përmbytur

RTI

“Japonia po përballet me mjedisin më serioz të sigurisë”

Muhamet Ramadani

OBSh-ja: Bombardimi i një spitali apo shkolle nuk është “gabim llogaritjeje”, por “krim lufte”

Hevzi