RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Muslimanët në mbarë botën mirëpresin Muajin e Shenjtë të Ramazanit

muslimanet-ne-mbare-boten-mirepresin-muajin-e-shenjte-te-ramazanit

Muslimanët në mbarë botën mirëpritën Muajin e Shenjtë të Ramazanit duke u mbledhur për të falë teravinë e parë, raporton Anadolu.

Qindra miliona muslimanë falën namazin e teravisë së parë, që do të vazhdojë gjatë gjithë muajit të shenjtë.

Muslimanët do të agjërojnë për 29 ditë, duke filluar nga e enjtja, 23 mars.

Muaji i shenjtë do të bëjë që shumë prej 1,6 miliardë muslimanë të agjërojnë gjatë ditës, nga lindja deri në perëndim të diellit.

Agjërimi më i gjatë do të bëhet në qytetin Nuuk të Grenlandës, edhe atë për 15 orë e 21 minuta; më pas në Reykjavik të Islandës me 15 orë e 16 minuta, ndërsa rreth 15 orë agjërim do të duhet të bëjnë edhe muslimanët në Helsinki, Stokholmi dhe Glasgow.

Related posts

Presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin për Ukrainën që mbahet në Tiranë

admin

Kurti: Hyrja e forcave serbe në Kosovë, agresion dhe synim për destabilizim

admin

Vjedhje e rëndë në një xhami në Ferizaj, hajnat marrin dy kasaforta me para dhe zhduken

admin