RTV AHIRETI
Lajme

Vjedhje e rëndë në një xhami në Ferizaj, hajnat marrin dy kasaforta me para dhe zhduken

vjedhje-e-rende-ne-nje-xhami-ne-ferizaj,-hajnat-marrin-dy-kasaforta-me-para-dhe-zhduken

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë, e sidomos arkave të cilat vendosen me para të dedikuara për bamirësi ose për kursime. Një rast i tillë ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në xhaminë në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se disa persona, akoma të paidentifikuar kanë hyrë brenda objektit fetar dhe kanë vjedhur dy kasaforta me një shumë të konsiderueshme të parave të grumbulluara për ndihma e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është raportuar nga imami i xhamisë, i cili ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë në lidhje me vjedhjen që dyshohet të jetë kryer gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’.

Related posts

Sulmi izraelit në Gaza vret civilë gjatë një dasme, teksa zhvillohen bisedime për armëpushim

RTI

SHBA-ja mohon pretendimet e Iranit për shkatërrimin e avionëve luftarakë F-35

Irfan Jahiu

Përse Arabia kundërshton përfshirjen e Egjiptit në Marrëveshjen e Mekës?

Kushtrim Guraj