RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mustafi publikon pamje të xhandarmërisë serbe në Luginë të Preshevës

mustafi-publikon-pamje-te-xhandarmerise-serbe-ne-lugine-te-presheves

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka publikuar pamje të xhandarmërisë serbe në Luginë të Preshevës.

Mustafi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se aktualisht në Serbi janë 48 baza ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

Me 14 gola dhe 12 asistime te Chelsea, rivalët e Bluve në Premier League duan ta transf…Për herë të parë, mjekët transplantojnë veshkën e derrit tek njeriu“Alhamdulillah” – reperi i njohur amerikan konvertohet në fenë islameNdërtesa ‘më e ngushtë në botë’ ndodhet në Itali – ajo është vetëm 10…Babai i Neymar lëshon një deklaratë të fortë pasi u raportua se ai do të paguajë lirimi…
Ai po ashtu publikuar video ku shihen kamionë ushtarak si dhe një foto me pikat e bazave ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Mustafi ka shkruar se skenat si kjo tashmë janë shpeshtuar në Luginën e Preshevës.

“48 baza ushtarake dhe të ‘Xhandarmërisë’ ‘forward operating’ përgjatë kufirit.

E postova, jo për të përhapur frikë ose zemërim, por për të hedhur dritë mbi realitetin me të cilin po përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafi.

Related posts

OKB-ja kritikon Francën për ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla

admin

Siri, SDF-ja vazhdon të bllokojë civilët nga përdorimi i korridorit humanitar

Muhamet Ramadani

Dyshohet për ndërtimin e 12 shtëpive pa leje në fshatin Bardhosh, Prokuroria nis hetimet

Muhamet Ramadani