RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Muzeu i Aparteidit, udhëtim rrëqethës në të kaluarën e trishtë të Afrikës së Jugut

muzeu-i-aparteidit,-udhetim-rreqethes-ne-te-kaluaren-e-trishte-te-afrikes-se-jugut

Republika e Afrikës së Jugut e cila sot është një nga vendet më demokratike të Afrikës, ka qenë skenë e një prej praktikave më të mëdha raciste në histori gjatë viteve 1948-1994

Johanesburg

MURAT ÖZGÜR GÜVENDİK –

Muzeu i Aparteidit në qytetin Johannesburg në Republikën e Afrikës së Jugut, i shpie vizitorët në një udhëtim rrëqethës në historinë e afërt plot racizëm të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Republika e Afrikës së Jugut e cila sot është një nga vendet më demokratike të Afrikës, ka qenë skenë e një prej praktikave më të mëdha raciste në histori gjatë viteve 1948-1994.

 

Në këto vite njerëzit u nënshtroheshin me ligj klasifikimeve raciste të tilla si “i bardhë”, “i zi”, “me ngjyrë” dhe “aziatik”. Regjimi i Aparteidit i cili kishte për bazë supremacinë absolute të të bardhëve në çdo fushë, e zbatoi këtë me presion dhe dhunë në çdo fushë të jetës.

Muzeu i Aparteidit që ndodhet në Johannesburgun Jugor, fokusohet në një periudhë nga ngritja deri në rënien e tij me koleksionet fotografike, dokumenteve dhe materialeve që ekspozon në galeritë e tij.

– “Të bardhët” dhe “jo të bardhët”

Që në vendkalimet, në hyrje të muzeut ndahet në dy pjesë “Të bardhët” dhe “Jo të bardhët” me një formë që pasqyron thelbin e çështjes së Aparteidit.

Vizitorët kur blejnë biletat ndahen në dy grupe në mënyrë rastësore dhe mund të hyjnë në muze nga dyert e grupit që u përket.

 

Në galerinë në hyrje, dokumentet e ndryshme të identitetit të ekspozuara në kafaze të hekurt dhe në lidhje me klasifikimin racor të regjimit paraqesin pamje interesante.

– Udhëtim në vitet e Aparteidit

Koleksionet e forcuara me materiale vizuale dhe dëgjimore të 21 galerive të përhershme në muze, i shpien vizitorët në një udhëtim në Afrikën e Jugut të viteve 1910-1994.

Vizitorët në këtë udhëtim në kohë, dëshmojnë edhe njëherë momentet më të rëndësishme të ndarjes me ligj të njerëzve jo të bardhë, lindjes dhe ngritjes së regjimit të Aperteidit si dhe të luftës kundër aperteidit dhe proceseve të tranzicionit drejt demokracisë.

Ndërsa tabelat dhe pllakatet me mbishkrimet me paralajmërime të tilla si “Vetëm të bardhët”, “Vetëm jo të bardhët”, “Për evropianët” dhe “Për jo evropianët” të ekspozuara në galerinë që ndodhet këtu me emërtimin “Jeta nën aparteid”, të paraqet para syve se sa strikt zbatohet ky klasifikim në jetën e përditshme.

 

Galeria e emërtuar “ekzekutimet politike” që përfshin 131 kundërshtues ndaj aparteidit që janë ekzekutuar nga regjimi racist, është gjithashtu një pjesë më rrëqethëse në muze.

Po ashtu galeria e titulluar “Në prag” në të cilën shpjegohen pamje të pasura ku vendi kishte ardhur në prag të luftës civile në vitet 1990-1994 dhe ku 14 mijë qytetarë të Afrikës së Jugut humbën jetën në ngjarjet e dhunshme, hedh dritë mbi tranzicionin më të vështirë të vendit drejt demokracisë.

Në këto galeri ekspozohen objekte dhe fotografi që u përkasin liderëve që kanë luftuar kundër aparteidit si Nelson Mandela, Steve Biko, Govan Mbeki, Albertina Sisulu, Desmond Tutu, Helen Joseph.

– Ekspozita e Nelson Mandelës

Në muze ka një ekspozitë të veçantë për Nelson Mandelën, presidentin e parë të Afrikës së Jugut të zgjedhur me rrugë demokratike.

 

Në 6 galeri të kësaj ekspozite paraqitet në detaje jeta e Mandelës nga rinia deri në presidencën e tij.

– Për të vizituar muzeun nevojiten të paktën 3 orë

Sipas zyrtarëve të muzeut, muzeu i hapur në vitin 2001 konsiderohet si një nga muzetë kryesore të botës për çështjen e historisë së afërt të Afrikës së Jugut.

Tek Muzeu i Aparteidit mund të arrihet lehtësisht nga pikat qendrore të qytetit Johannesburg nëpërmjet autostradës M1.

Ndërsa çmimi i biletës së muzeut për të rritur është 150 Rand të Afrikës së Jugut (rreth 9.25 dollarë).

Për personat që do të vizitojnë muzeun, zyrtarët rekomandojnë të ndajnë të paktën 3 orë këtu. /aa

Related posts

Forcat izraelite kanë bllokuar qytetin Jericho 6 ditë me radhë

admin

Kryeministri i Armenisë zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian

admin

Rusia vazhdon sulmet ajrore, vriten tre civilë në Ukrainë

admin