RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Muzikanti britanik Waters poston videon e ushtarit amerikan që dogji veten për Gazën

muzikanti-britanik-waters-poston-videon-e-ushtarit-amerikan-qe-dogji-veten-per-gazen

Muzikanti dhe kompozitori britanik, George Roger Waters, një nga themeluesit e grupit rok me famë botërore “Pink Floyd”, postoi videon e ushtarit të Forcave Ajrore të SHBA-së, Aaron Bushnell duke i vënë flakën vetes dhe duke thënë se “nuk do të jem pjesë e gjenocidit në Gaza”, transmeton Anadolu.

Kënga e Pink Floyd “The Gunners Dream” luhet në sfondin e videos në të cilën “Bushnell derdh benzinë ​​mbi kokë dhe i vë flakën vetes”, të cilën Waters e postoi në llogarinë e tij në Instagram.

Në përshkrimin e videos, muzikanti britanik, duke iu referuar Aaron Bushnell-it tha: “Më vjen në mendje çdo natë, më çmend, nuk mund të fshijmë skenën e tij të fundit, shiheni ëndrrën e tij”.

Kënga “The Gunners Dream” duke luajtur në sfond tregon për vdekjen e një ushtari gjatë një bastisjeje dhe ëndrrën e tij për një botë të sigurt pa luftë në të ardhmen.

Aaron Bushnell i vuri flakën vetes

“Nuk do të marr më pjesë në krimin e gjenocidit”, tha 25-vjeçari Aaron Bushnell, i cili ishte në detyrë aktive në Forcat Ajrore të SHBA-së dhe dogji veten me benzinë para Ambasadës izraelite në Washington të martën rreth orës 13:00 sipas kohës lokale.

Bushnell, i veshur me uniformën ushtarake thirri “Liri për Palestinën” derisa iu ndal fryma.

Një nga oficerët e policisë së ambasadës u pa duke drejtuar armën ndaj Bushnell-it, i cili u përfshi nga flakët, oficeri tjetër i policisë tha: “Ne kemi nevojë për zjarrfikës, jo për armë”.

Departamenti i Policisë Metropolitane njoftoi se 25-vjeçari Bushnell ndërroi jetë pasi i vuri flakën vetes.

Related posts

​Ndalohet ekspozimi i cigareve elektronike

admin

Greqi – Zgjedhjet e reja parlamentare më 25 qershor

admin

Scholz: Armët e furnizuara nga Gjermania nuk do të përdoren për të sulmuar territorin rus

admin