RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

MV shpall gjendjen e jashtëzakonshme energjetike për 30 ditë

mv-shpall-gjendjen-e-jashtezakonshme-energjetike-per-30-dite

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendje të krizës në furnizimin me energji elektrike në nivel kombëtar.

Dy vendimet do të fillojnë të zbatohen nga 1 shtatori dhe do të zgjasin 30 ditë nga dita e fillimit të zbatimit të këtyre vendimeve.

Vendimi i parë u soll për shkak të mungesës së energjisë ngrohëse, mundësi për shfrytëzim të derivatit alternativ dhe gjendjeve në tregun e energjisë ngrohëse. Përderisa i dyti u soll për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjeve në tregjet e energjisë elektrike.

Nga fillimi i shtatorit hyjnë në fuqi edhe masat për kursimin e energjisë elektrike dhe do të vlejnë deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.

Komisioni për dialog publik-privat do të bëhet organ i krizës përmes të cilit qeveria dhe sektori i biznesit bashkërisht do të veprojnë në drejtim të përballjes me krizën energjetike.

Në seancën e djeshme të rregullt të Komisionit, me të cilin bashkëkryesoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, u përqendrua edhe në rregulloren e re për instalimin e paneleve diellore, me procedurë të thjeshtuar dhe rritje të gamës së prodhimit nga 4 në 6 kilovat për prodhuesit privatë ose nga 40 në 60 kilovat për objektet industriale.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se vetëm në vitin 2022 janë dhënë mbi 70 milionë euro mbështetje direkte financiare për ekonominë si ndihmë shtetërore, fonde që edhe në krizë janë rritur nga një vit më parë dhe nuk janë reduktuar nga ribalancimi i buxhetit. /atsh

Related posts

Bosnjë e Hercegovinë, mbi 600.000 banorë janë larguar në 10 vitet e fundit

rezart morina

Sirianët kanë nevojë “urgjentisht” për ndihmë, thotë i dërguari i OKB-së

rezart morina

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, posedon dhjetëra mijëra euro në kriptovaluta

admin