RTV AHIRETI
Lajme

Myftiu Tërnava priti në takim myftiun e Myftinisë së Bajram Pashës, z. Recep Eren

myftiu-ternava-priti-ne-takim-myftiun-e-myftinise-se-bajram-pashes,-z.-recep-eren

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim myftiun e Myftinisë së Bajram Pashës, z. Recep Eren, si dhe imamin me prejardhje shqiptare në Bajram Pasha të Turqisë, z. Haki Vatansever.

Myftiu Tërnava i njohu mysafirët me organizimin e jetës fetare në Kosovë, me zhvillimin e institucioneve fetaro-arsimore të Bashkësisë Islame, si dhe me sfidat e shoqërisë kosovare në përgjithësi. Ai falënderoi Myftinën e Bajram Pashës dhe popullin turk për ndërtimin e xhamisë “Bajram Pasha Isa Beg” në Mitrovicë, si dhe për ndihmat e tjera që i ofrojnë Kosovës.

Nga ana e tij, Myftiu i Myftinisë së Bajram Pashës, z. Recep Eren, falënderoi Myftiun Tërnava për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore, duke shtuar se ndjehet i gëzuar me progresin dhe arritjet që ka shënuar Kosova në fushën e edukimit fetar, si dhe shkallën e tolerancës harmonisë dhe respektit të ndërsjellë të të gjitha komuniteteve.

Bajram Pasha është njëra nga nënkomunat e Stambollit ku ka më së shumti shqiptarë.

Related posts

“Bordi i Paqes”, Trump paraqet nismën në Davos: Të gjithë duhet të bëhen pjesë! I dhamë fund disa luftërave për 9 muaj, mes tyre Kosovë-Serbi dhe Izrael-Iran

admin

Walker kritikon qasjen e SHBA-së karshi Kosovës: Vuçiqi e ka vendin në Hagë

admin

Trump për Iranin: Na kanë sulmuar për 47 vite, por nuk do të qeshin më me Amerikën! Obama, i dobët dhe i paaftë, iu dha mld dollarë! Biden ishte dhe më keq

admin