RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Naiviteti mediatik në këtë titull

naiviteti-mediatik-ne-kete-titull

Ndërsa heshtin mbi llahtarat izraelite në terren, cilësojnë “skandal” ca deklarime krejt normale për sojin që i thotë

Izraeli ka më pak se tre vjet që bën atë që ky ministër kriminel i tij ka thënë në një deklaratë, por si për paradoks, mediat janë shokuar nga deklarimet e tij e jo nga ajo që ngjet në Tiranë. Si shembull mund të merret një titull nga një prej mediave shqiptare, ku ato që thotë Ben Gvir cilësohen si “skandal”. Sigurisht që janë skandal, por nuk janë aq sa ajo që ndodh çdo ditë në Gaza. Tek e fundit, deklarime të tilla janë bërë që pasi nisi hakmarrja mbi Gazën, sigurisht në popullsi civile, mbi gra e fëmijë, se në luftë burrash Izraeli është bërë për turp përballë Hamasit. Dhe në fund, në mënyrën më majmuneske të mundshme, këto media vijojnë ta etiketojnë Hamasin si terrorist, ndërkohë që terrorin e vërtetë e kanë bërë dhe vijon ta bëjë Izraeli.

Duke iu kthyer deklaratave të Ben Gvir, në një kontekst ato nuk janë skandal, pasi për Izraelin ato janë normale. Ideologjia mbi të cilin është ngritur dhe funksionin ai shtet është pikërisht ajo që thotë ministri ekstremist i tij. Izraeli dhe njerëzit që e përbëjnë atë shtet ekztistojnë për të vrarë, për të rrëmbyer, për t’u shkaktuar të tjerëve, fqnjëve e më tej akoma, drama e tragjedi. Sepse dhe kuptimi i mbrapshtë i jetës së tyre aty bazohet: te dhimbja e të tjerëve. Pra, skandali nis që me krijimin e atij shteti që në shënjestër nuk ka vetëm palestinezët por të gjithë botën. Dhe këtu fjala “skandal” ngjan tepër e varfër për ta shprehur atë që janë, që mendojnë, që veprojnë dhe që synojnë. /tesheshi

Related posts

Krim i organizuar, rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje – Prokuroria Speciale me operacion policor në Pejë

RTI

Kryeministri i Kosovës: Rusia dëshiron të zgjerohet në kurriz të Evropës, ne duam që Ukraina të fitojë

admin

Ç’parashikon doktrina e re e Uashingtonit mbi Ballkanin?

admin