RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

NATO e cilëson si paqësore protestën e sotme në veri

nato-e-cileson-si-paqesore-protesten-e-sotme-ne-veri

Forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, e vlerësuan si paqësore protestën e mbajtur sot nga qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut, duke shprehur pakënaqësi rreth rregullores së Bankës Qendrore që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, e cila si valutë të vetme të pagesës e njeh euron.

Kjo protestë u mbikëqyr nga ana e KFOR-it, përkatësisht nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe.

“KFOR-i vazhdon të operojë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët ne koordinohemi rregullisht”, thuhet në njoftim.

KFOR-i rithekson se është “plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes”.

Related posts

Kryeministri etiopian gjatë vizitës së Erdoganit kërkon mbështetjen e Turqisë për qasje në det

Muhamet Ramadani

Uragani Ian godet Kubën, i gjithë vendi pa energji elektrike

admin

Vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raisi, hetimet zbulojnë shkakun që çoi në rrëzimin e helikopterit

admin