RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO fillon stërvitjen më të madhe të mbrojtjes ajrore në Evropë

nato-fillon-stervitjen-me-te-madhe-te-mbrojtjes-ajrore-ne-evrope

Ka filluar stërvitja më e madhe ajrore e NATO-s ndonjëherë që përfshin 250 avionë ushtarakë dhe mbi 10.000 pjesëtarë, njoftuan sot Forcat Ajrore Gjermane, transmeton Anadolu.

Gjatë stërvitjes dyjavore “Air Defender 2023”, avionët luftarakë do të kryejnë manovra mbrojtëse në hapësirën ajrore gjermane dhe evropiane nën komandën e Forcave Ajrore Gjermane.

Stërvitja ushtarake do të demonstrojë forcën e NATO-s dhe aleancës transatlantike, tha gjenerallejtënant Ingo Gerhartz, shefi i Forcave Ajrore Gjermane.

“Ne jemi një aleancë mbrojtëse dhe në rast të një sulmi, ne jemi të përgatitur të mbrojmë territorin e NATO-s dhe ne thjesht duhet ta demonstrojmë këtë”, tha ai për transmetuesin publik RBB.

Ai gjithashtu theksoi se stërvitja nuk është si përgjigje ndaj luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, por se ajo ishte propozuar për herë të parë nga Gjermania në vitin 2018, dhe ishte planifikuar në vitet pasuese.

Gerhartz tha se Gjermania është e vetëdijshme për përgjegjësitë e saj dhe dëshiron të luajë një rol më të fortë për sigurinë e Evropës.

“Tani po marrim përgjegjësi, po tregojmë se po marrim diçka në duart tona”, tha ai.

Gjatë stërvitjes, forcat ajrore nga 25 vende do të praktikojnë operacione të përbashkëta, në përgjigje të një sulmi të simuluar ndaj një vendi të NATO-s.

Nga gjithsej 250 avionë ushtarakë, 100 janë amerikanë, duke përfshirë avionët luftarakë F-35 dhe F-16. Forcat Ajrore Gjermane do të performojnë me 90 avionë, duke përfshirë tankerët A400M, Eurofighter dhe avionët luftarakë Tornado.

Related posts

Katër emigrantë mbyten në ishullin grek Lesbos

rezart morina

SHBA pritet të lejojë Kosovën në stërvitjet ushtarake me forcat e NATO-s

rezart morina

Erdogan bën vizitën e parë në Azerbajxhan pas rizgjedhjes president- VIDEO

rezart morina