RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO mobilizohet për të vrojtuar Rusinë

nato-mobilizohet-per-te-vrojtuar-rusine

NATO ka dërguar disa avionë në Rumani për të rritur më shumë sigurinë në pjesën lindore të aleancës si dhe për të monitoruar aktivitetin ushtarak të Rusisë.

Avionët gjermanë AWACS mbërritur këtë të martë në bazën e Otopenit në Bukuresht dhe do të qëndrojnë aty për disa javë.

“Shumë shpejt do të ndërmarrim një mision në Bukuresht. Ky është një kontribut i rëndësishëm i NATO për të rritur sigurinë në vendet e aleancës”, u shpreh drejtuesi i misionit Stefan W. Neumann.

Ndërkohë që ambasadori gjerman në Rumani, Peer Gebauer shprehu edhe njëherë angazhimin e Gjermanisë për të qëndruar përkrah aleatëve si Rumani në këto sfiduese për Europën, për shkak të luftës në Ukrainë, transmeton cnn përcjell albinfo.

Aleanca e Atlantikut Verior prej muajsh tashmë ka rritur prezencën e saj në lindje të Europës dhe Baltik duke dërguar avionë ushtarakë, monitorues dhe tanke.

Related posts

Lajçaku thotë se në dy javët e fundit fokusin kryesor e kishte te dialogu Kosovë – Serbi

admin

Rritet në 71.395 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

“Asnjë garanci nga Kurti për Asociacionin”, Escobar paralajmëron se Kosova mund ta humbë një shans historik

admin