RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

NATO përforcon krahun lindor, anija sulmuese amerikane pas 20 vjetësh në Baltik

nato-perforcon-krahun-lindor,-anija-sulmuese-amerikane-pas-20-vjetesh-ne-baltik

Në mesin e luftës në Ukrainë, NATO përforcon krahun lindor.

Pajiset dhe personeli ushtarak gjerman mbërritën këtë të diel në Lituani.

Udhëheqësit e Aleancës Euroatlantike miratuan planet në samitin e NATO-s në qershor për të shtuar forcat në krahun lindor.

Divizioni i parë i tankeve gjermane mbërriti në Klaipeda, më pas do të vazhdojnë në një tjetër zonë.

“Angazhimi i NATO-s ka qenë i shpejtë”, u shpreh gjenerali brigadës Christian Naërat, i cili theksoi se i kanë kushtuar shumë vëmendje sigurimit në krahun lindor”.

Kearsarge është anija e parë sulmuese e marinës amerikane në të paktën 20 vjet që merr pjesë në stërvitjet ndërkombëtare në Detin Baltik.

Vendet që kufizohen me Detin Baltik përfshijnë Suedinë, Finlandën, Rusinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Gjermaninë dhe Danimarkën.

Ajo është një nga anijet më të mëdha të marinës amerikane. Misioni i saj në Detin Baltik është të promovojë sigurinë në rajon. Kearsarge ka disa muaj që stërvitet me ushtritë e Suedisë dhe Finlandës.

Të dyja vendet aplikuan zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO. Moska ka paralajmëruar vazhdimisht Helsinkin dhe Stokholmin kundër anëtarësimit në NATO dhe ka paralajmëruar për masa hakmarrëse nëse e bëjnë këtë. Gjatë stërvitjeve, anija u ndesh dhe ndërveproi disa herë me forcat ruse. /euronews

Related posts

Tërmet në Kosovë

admin

Ndahet nga jeta gazetari i njohur amerikan, u rrëmbye dhe u mbajt peng për shtatë vjet gjatë luftës civile në Liban

admin

Dhjetëra të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që trondit Turqinë dhe Sirinë

admin