Aleatët e NATO-s kanë shprehur dëshirën për marrëdhënie më të mira me Serbinë që është ruajtja e neutralitetit ushtarak, transmeton Anadolu.
“Forcimi i marrëdhënie NATO-Serbi do të ishte në dobi të aleancës, Serbisë dhe të gjithë rajonit. Ne synojmë që Serbia të angazhohet me NATO-n dhe fqinjët e saj në një mënyrë konstruktive, duke përfshirë komunikimet e saj publike mbi përfitimet reciproke të bashkëpunimit me NATO-Serbi”, thuhet në një deklaratë pas ditës së parë të samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.
Më herët, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se është i gatshëm të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të zbutur tensionet në Kosovë.
Liderët e aleancës ushtarake janë mbledhur për të diskutuar luftën në Ukrainë, anëtarësimin e Suedisë në NATo dhe hapat për të forcuar mbrojtjen dhe parandalimin e NATO-s.
Javën e kaluar, Vuçiq tha se do të kërkojë një takim urgjent me shefin e NATO-s dhe do të nxisë Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të diskutojë situatën në Kosovë.
Presidenti serb tha se ai dëshiron të informojë shefin e NATO-s se çfarë mund të bëjë Serbia për uljen e tensioneve.
Pas zgjedhjeve të muajit prill në katër komunat veriore në Kosovë, Bashkimi Evropian (BE) tha se pjesëmarrja e ulët në mesin e serbëve nuk u dha komunave zgjidhje politike afatgjate.
Që nga fundi i muajit maj, serbët etnik kanë protestuar kundër zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë.
Më 30 maj, NATO vendosi të dërgojë 700 trupa të tjera në misionin paqeruajtës të udhëhequr nga NATO (KFOR), pasi 30 ushtarë të saj u plagosën gjatë trazirave. Një kontigjent trupash turke ishte në mesin e përforcimeve.
Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje përfundimtare dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet për të ecur përpara me integrimin e tyre në BE.