RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndahen tetë milionë euro për 11 komuna të Kosovës

ndahen-tete-milione-euro-per-11-komuna-te-kosoves

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë ndarë tetë milionë euro në 11 komuna të Kosovës.

Me ç’rast, Krasniqi ka shkruar se në kuadër të këtij bashkëfinancimi, janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës.

“Me Kryetarët e Komunave përfituese nënshkruajtëm marrëveshjet në kuadër të Grantit të Performancës Komunale. Komunat përfituese janë Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja. Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjëve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal”, thuhet në postimin e Krasniqit.

Po ashtu, ministri ka bërë të ditur se projektet në komunat përfituese janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe komunave në vlerë mbi 8 milionë euro.

Related posts

Presidenti kinez mbërrin në San Francisco për samitin me presidentin amerikan

admin

Kurti thotë se ishte i gatshëm ta takojë Vuçiqin, por ai refuzoi

rezart morina

Publikohet raporti i fundit për COVID-19

admin