RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite përshkallëzon sulmet, urdhëron civilët në veri të Gazës që të largohen drejt jugut

ushtria-izraelite-pershkallezon-sulmet,-urdheron-civilet-ne-veri-te-gazes-qe-te-largohen-drejt-jugut

Ushtria izraelite urdhëroi civilët palestinezë në Gaza të lëvizin më në jug, me sulme të ashpra në katër zona të tjera në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në platformën “X” në gjuhën arabe, zëdhënësi i ushtrisë Avichay Adraee, u bëri thirrje civilëve në zonat me popullsi të dendur të Jabalia, Deir al-Balah, Tuffah dhe Shuja’iyya të “evakuojnë menjëherë rajonin” duke përdorur rrugën Salah al-Din, për të cilën ushtria izraelite pretendon se është “e sigurt”.

Civilëve u është dhënë afat deri në orën 16:00 me kohën lokale (1400 GMT) për të lënë shtëpitë e tyre dhe për të shkuar në zonat jugore të enklavës së rrethuar.

Izraeli njoftoi të shtunën se ka nisur sulme në zonat veriore Jabalia dhe Zeitoun, me sulme ajrore dhe artileri gjatë natës, duke rezultuar në vdekje, plagosje dhe dëmtime.

Ushtria izraelite po kryen gjithashtu sulme në pjesën jugore të Gazës, pavarësisht se e ka shpallur atë “zonë të sigurt”.

Sulmet ajrore intensive kanë vrarë më shumë se 40 palestinezë në kampet e refugjatëve në Khan Yunis, Nusayrat dhe Al-Bureij.

Zyra për Media e qeverisë në Gaza publikoi gjithashtu imazhe që tregojnë trupat e qindra palestinezëve të zhvendosur në rrugët e shpallura “të sigurta” nga Izraeli në jug të Rripit të Gazës.

Izraeli ka vrarë më shumë se 12.300 palestinezë në sulmet e tij ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga ofensiva e befasishme e Hamasit më 7 tetor. Ndërkohë, numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është rreth 1.200.

Mijëra ndërtesa, duke përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet intensive të Izraelit në enklavën e rrethuar.

Ndërkohë, bllokada izraelite ka privuar gjithashtu Gazën nga furnizimet me karburant, energji elektrike dhe ujë dhe ka reduktuar dërgesat e ndihmave.

Related posts

Protestë masive në Washington në mbështetje të Palestinës

admin6

Beqiroviq: Detyrimi ynë i përhershëm njerëzor dhe qytetërues është të flasim për gjenocidin në Srebrenicë

admin

Një i vdekur dhe gjashtë persona të lënduar nga aksidenti në rrugën Arllat-Malishevë

admin