RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ndërhyrja e Serbisë: Vuçiq sërish bën thirrje të votohet Lista Serbe

nderhyrja-e-serbise:-vuciq-serish-ben-thirrje-te-votohet-lista-serbe

Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, vazhdojnë presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës duke u bëri thirrje që në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit të votojnë për Listën Serbe.

Vuçiq mbrëmë i ftoi serbët që të dalin në zgjedhje të dielën dhe t’ia japin votën Listës Serbe.

Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë ka qenë e vazhdueshme duke shtuar presion ndaj serbëve të Kosovës.

Ata shpesh herë janë përballuar edhe më kërcënime e shantazh.

Për këtë dukuri kanë reaguar edhe institucionet e Kosovës.

Lista Serbe është subjekti më mbështetjen më të madhe nga serbët në Kosovë. Kjo parti velrësohet se dirigjohet nga Beogradi. Ish-nënkryetari i saj, Milan Radoiç, është i akuzuari kryesor nga institucionet e drejtësisë për sulmin terrorist në Banjskë në vitin 2024, ku ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Related posts

Sateliti i NASA-s pritet të bjerë në Tokë pas mesnate, rreziku për njerëzit shumë i ulët

admin

Trump i vendosur: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë ose në një tjetër, përndryshe do ta bëjë Rusia ose Kina

admin

Sulmi rus në Odesa shkaktoi 20 viktima, Zelensky zotohet se do të kundërpërgjigjet

admin