RTV AHIRETI
Lajme

Ndërtimi i Xhamisë ‘PENDIMI’ nga Motrat e Grupit ‘Vrapo drejt Xhennetit’

ndertimi-i-xhamise-‘pendimi’-nga-motrat-e-grupit-‘vrapo-drejt-xhennetit’

Në emër të RTV PENDIMIT dhe grupit “Vrapo drejt Xhennetit,” dëshirojmë të ndajmë një informacion të veçantë me ju për një projekt të realizuar në emër të Allahut.

Në frymën e dashurisë ndaj të mirës dhe udhëzimit që kemi marrë përmes RTV Pendimit, ne kemi vendosur të ndërtojmë një xhami të quajtur “PENDIMI.” Ky projekt u realizua me ndihmën e Allahut dhe mbështetjen e donatorëve tanë të nderuar. Ky është një projekt i frymëzuar nga dashuria jonë për Islam dhe dëshira jonë për të ndihmuar komunitetin musliman në mënyrë të gjërë.

Edhe pse grupi ynë është i ri, ky projekt ka shpërndarë më shumë se 100 Kur’ane dhe ka ofruar mësimin e shkronjave dhe forcimin e leximit për fëmijët. Përveç kësaj, kemi ofruar ndihmë humanitare në vende të ndryshme si Kosova, Maqedonia, Pakistan, dhe vende të tjera në Afrikë. Po ashtu, kemi mbështetur donacione për ndërtimin e xhamive.

Ky është projekti ynë i dytë për ndërtimin e një xhamie dhe të gjitha këto nismë janë frymëzuar nga RTV Pendimi dhe ata që punojnë për të. Nëpërmjet dëgjimit të haditheve, ligjeratave të hoxhallarëve dhe programeve të tjera të dobishme të RTV Pendimit, dashuria jonë për sadakanë ka shtuar. Ne jemi mirënjohës dhe dëshirojmë të shprehim falënderimet tona.

Ndërsa nuk kemi mundur të gjendim një dhuratë të mjaftueshme për pronarin e RTV Pendimit, moderatorët dhe stafin, ne kemi shprehur dëshirën tonë për të falenderuar atë që keni bërë për komunitetin musliman. RTV Pendimi është burim i udhëzimit për shumë njerëz dhe kjo është arsyeja pse duam t’ju shprehim respektin tonë dhe mirënjohjen tonë.

Në përfundim, ne lusim Allahun Subhanehu ue Teala që të vazhdojë të bekohet RTV Pendimi dhe të ndihmojë edhe më shumë njerëz të udhëzohen drejt Islamit.

Me shumë respekt nga Vjollca dhe motrat e grupit “Vrapo drejt Xhennetit”
































Related posts

KFOR-i vazhdon patrullimin për të garantuar sigurinë në veri të Kosovës

admin

Mbi 1 milion raste të sëmundjeve infektive u raportuan në Gaza në mes të sulmeve izraelite

rezart morina

Policia kap material të “Mbrojtjes Civile” e “Brigadës së Veriut”

rezart morina