RTV AHIRETI
Lajme

Ushtria izraelite shpalli “alarm për gjendje lufte”, fillon sulmet në Gaza

ushtria-izraelite-shpalli-“alarm-per-gjendje-lufte”,-fillon-sulmet-ne-gaza

Ushtria izraelite shpalli “gjendjen e gatishmërisë së luftës” pas zhvillimeve të fundit në Rripin e Gazës, pas së cilës nisën sulmet në Gaza, raporton Anadolu.

Siç njoftoi ushtria izraelite, situata e përmendur është shpallur për shkak të “sulmeve të shumta nga Gaza në orën e fundit”.

 

 

I njëjti burim ka thënë se disa grupe palestineze kanë hyrë në territorin e Izraelit, në zonën kufitare me Gazën dhe se aty po zhvillohen luftime.

Ushtria izraelite më pas njoftoi se kishte nisur sulmet në Rripin e Gazës të bllokuar.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Galant ka autorizuar “mobilizim masiv të forcave rezervë”, raportojnë mediat lokale.

Siç thonë nga autoritetet izraelite, grupe të armatosura palestineze hynë në territorin e Izraelit dhe pushtuan stacionin e policisë në qytetin Sderot.

Shërbimi izraelit i ndihmës së urgjencës, “Ylli i Kuq i Davidit” ka njoftuar se në sulmet e kryera nga Rripi i Gazës humbën jetën 22 izraelitë.

 

Ndërkohë nuk janë ndarë të dhëna lidhur me identitetin e personave që kanë humbur jetën dhe se ku ndodhen ato.

– Izraeli filloi sulm ndaj Rripit të Gazës me dhjetëra avionë luftarakë

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se dhjetëra avionë luftarakë kanë filluar të godasin objektivat e ndryshme të Hamasit në Rripin e Gazës.

Hamasi ka kapur 35 izraelitë, njoftoi radioja izraelite.

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit njoftoi se mëngjesin e sotëm kanë nisur kundër Izraelit operacionin “Tufani i Aksa-së” dhe se me operacionin infiltrues brenda Izraelit ka kryer sulme me raketa.

Related posts

Serwer: SHBA të favorizojë miqtë e saj në Ballkan, Serbia nuk shkëputet nga Rusia

admin

Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia

rezart morina

Punëtorët teknikë të UP-së fillojnë grevën

admin