RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ndiheni “të fryrë”, ja lista me ushqime që ju ndihmojnë të lehtësoheni

ndiheni-“te-fryre”,-ja-lista-me-ushqime-qe-ju-ndihmojne-te-lehtesoheni

Shpargu

Perime e pasur me saponoside, që stimulojnë në mënyrë delikate punën e veshkave e si rrjedhojë na bën të largojmë nga trupi ujin e tepërt.

Panxhari

Mendoni se e njihni sa duhet? Ai ka funksion pastrues dhe është i pasur me minerale. Ndihmon tretjen, si dhe stimulon sistemin limfatik. Këto janë disa nga arsyet kryesore pse panxhari duhet bërë pjesë e rutinës sonë të ushqimit.

Tërshëra

Është një lloj drithwre i cili ka vlerë të ulët glicemike, ndaj nuk rrit në mënyrë të panevojshme nivelin e sheqerit në gjak. Ky fakt lejon kontrollin e glicemisë, të oreksit e si rrjedhojë edhe të peshës trupore. Ndër të tjera, tërshëra ka edhe funksion stimulues.

Çaji jeshil

I njohur për funksionin e tij tepër të rëndësishëm antioksidues, çaji jeshil, ka edhe një aksion “thithës”, falë metilxantinës dhe teofilinës.

Ananasi

Në mënyrë të veçantë, pjesa e fortë e ananasit, pra mesi i frutit, është i pasur me bromelinë. Kjo enzimë përshpejton funksionet tretëse të organizmit dhe si rrjedhojë sjell eliminimin e skorieve. Ananasi ka gjithashtu edhe funksion anti-inflamator, duke ndihmuar edhe largimin e lëngjeve të tepërta. Një aksion i ngjashëm në trup vjen edhe nga papaja, e pasur me enzimën papainë.

Karçofi

Jo vetëm ka vlera dietike, por mbi të gjitha mendohet se mbron edhe mëlçinë.

Finoku

Është ndër perimet më pak kalorike. Finoku ka funksion diuretik, lufton proceset fermentuese, duke reduktuar gazrat intensinale.

Boronica

Falë pranisë së flavonoideve apo taninës, boronica përmirëson qarkullimin dhe ka një efekt “thithës”, duke favorizuar eliminimin e acidit urik të tepërt, si dhe toksinave.

Related posts

Bajamet janë të mbushura me vitamina, minerale, proteina, fibra, yndyrna të shëndetshme, magnez, vitaminë E dhe antioksidantë të tjerë thelbësorë. Ato janë të gjithanshme dhe mund të hahen të njomura, të papërpunuara ose të shtohen në një shumëllojshmëri pjatash. Përmirëson tretjen: Thuhet se njomja e bajameve mund ta bëjë më të lehtë tretjen e stomakut, gjë që mund të rrisë përthithjen e disa lëndëve ushqyese, njomja e bajameve ndihmon në çlirimin e lipazës, një enzimë që ndihmon trupin tuaj të tresë yndyrnat. Ndihmon humbjen e peshës: Bajamet janë të ulëta në karbohidrate, por të larta në proteina dhe fibra dy lëndë ushqyese që rrisin ndjenjën e ngopjes, duke reduktuar kështu marrjen e përgjithshme të kalorive. Ngrënia e bajameve mund të nxisë metabolizmin tuaj, i cili lidhet me humbje më të mirë të peshës. Bajamet gjithashtu mund të ndihmojnë në humbjen e yndyrës në bark . Rrit funksionin e trurit: Bajamet janë të pasura me vitaminë E që është treguar se promovon vigjilencën, ruan kujtesën më gjatë. Prandaj, bajamet shpesh konsiderohen si ‘ushqim i trurit’. Për më tepër, marrja e niveleve të shëndetshme të vitaminës E është lidhur me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe sëmundjes së Alzheimerit. Duke siguruar dozën ditore të këtij antioksidanti mund ta mbani trurin tuaj të mprehtë, si dhe të ofroni përfitime të shumta shëndetësore. Ul nivelet e kolesterolit: Hulumtimet sugjerojnë se ngrënia e një grushti bajamesh çdo ditë mund të zvogëlojë kolesterolin LDL ose ‘të keq’ duke ruajtur kolesterolin HDL ose ‘të mirë’. Bajamet përmbajnë nivele të larta yndyre (yndyra të pangopura). Përmbajtja e magnezit në bajame mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut. Përmirëson nivelet e sheqerit në gjak: Bajamet përmbajnë gjithashtu sasi të larta të magnezit, një mineral që shumë njerëz, veçanërisht ata me diabet të tipit 2, nuk e marrin mjaftueshëm. Magnezi është i rëndësishëm për menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak përveç proceseve të tjera. Marrja e një sasie të mjaftueshme të këtij minerali mund të ndihmojë në përmirësimin e sindromës metabolike dhe profileve të sheqerit në gjak. E mirë për lëkurën: Nëse dëshironi të keni lëkurë të shëndetshme, atëherë konsumimi i një grushti bajamesh tju vij në ndihmë. Antioksidantët në bajame, veçanërisht vitamina E, mund të ndihmojnë në reduktimin e shenjave të plakjes dhe mbrojtjen e lëkurës tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira duke ju dhënë një lëkurë pa njolla dhe me shkëlqim.

Muhamet Ramadani

Zëvendësojeni sheqerin me mjaltë

admin

Përfitimet shëndetësore të kakaos

Muhamet Ramadani