RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndihma e BE-së për kufizimin e migracionit nga Afrika mund të thyejë rregullat

ndihma-e-be-se-per-kufizimin-e-migracionit-nga-afrika-mund-te-thyeje-rregullat

Komisioni Evropian mund të thyejë rregullat ndërkombëtare të ndihmës duke përdorur shpenzimet e zhvillimit për të ngadalësuar migrimin nga Afrika në bllok, tha organizata e ndihmës “Oxfam” në një raport.

Raporti identifikoi gjashtë aktivitete të sponsorizuara nga BE-ja në Niger, Libi dhe Tunizi, të financuara me 667 milionë euro (710,7 milionë dollarë), ku rregullat e ndihmës ishin shkelur potencialisht.

“Raporti nënvizon strategjinë e BE-së për të përdorur gjithnjë e më shumë ndihmën për të penguar migracionin në vend që të promovojë zhvillimin dhe zhdukjen e varfërisë”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

“Ndihmat më të mëdha shkojnë drejt aktiviteteve që pengojnë migrimin dhe paraqesin rreziqe të mundshme për të drejtat e njeriut, në vend që të promovojnë migrimin e sigurt dhe të rregullt dhe rritjen ekonomike përmes migrimit”, thuhet në deklaratë.

“Në Niger, vetëm një nga tetë aktivitetet e vlerësuara mbështeti migrimin e sigurt dhe të rregullt, ndërsa asnjë nga ndihmat financiare për Libinë e destinuar për migrim nuk u përdor për migrim të sigurt dhe të rregullt”, tha “Oxfam”.

“Shpërndarja e parave të zhvillimit në këtë mënyrë rrezikon të kundërshtojë rregullat ndërkombëtare të ndihmës që përcaktohen dhe mbikëqyren nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)”, shtoi raporti.

Ndihma për zhvillim përkufizohet si ndihmë e qeverisë që promovon dhe synon në mënyrë specifike zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e vendeve në zhvillim”, thuhet në faqen e OECD-së. /atsh

Related posts

Një adoleshent lidh veten në shtyllën e golit gjatë ndeshjes Skoci-Iz’rael në shenjë proteste kundër su’lmeve në Ga’za

admin

Projekti madhor kinez që sinjalizon thellimin e lidhjeve të Pekinit me Turqinë

admin

Shpërthim i fuqishëm dhe zjarr i madh në Utrecht të Holandës, raportohet për të plagosur

admin