RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nis konferenca ndërkombëtare kushtuar Ballkanit

nis-konferenca-nderkombetare-kushtuar-ballkanit

Konferenca ndërkombëtare e titulluar “Ballkani i Paqes, Sigurisë, Bashkëpunimit dhe Partneritetit” ka nisur sot në Sofje nën kujdesin e presidentit bullgar, Rumen Radev.

Veprimtaria organizohet nga Instituti Strategjik për Politikat dhe Idetë Kombëtare, Forumi për Transportin dhe Infrastrukturën Ballkanike dhe Shoqatën Kombëtare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Në fillim të konferencës, zëvendëspresidentja bullgare, Iliana Iotova tha se vendet e Ballkanit kanë një histori të përbashkët, e cila vetëm mund t’i bashkojë, dhe jo t’i ndajë.

“Biseda në shekullin XXI nuk duhet të jetë për të kaluarën. Ne jemi të destinuar të bashkëjetojmë tani sipas fatit tonë të përbashkët, duke u përpjekur të sigurojmë paqen dhe prosperitetin për veten dhe fëmijët tanë”, tha ajo.

“Si t’i bëjmë fëmijët tanë të qëndrojnë këtu, të zhvillojnë talentet dhe aftësitë e tyre, të qëndrojnë në atdheun e tyre dhe të mos ikin në vendet më të zhvilluara për të kërkuar të ardhmen e tyre atje? Çfarë duhet të bëjmë për zhvillimin tonë të përbashkët?Si t’i bëjmë projektet tona realitet?” tha Iotova.

“Në vend që të përvetësojmë historinë, të luftojmë për heronjtë tanë, të mbysim shprehjen e lirë të etnisë, ne duhet të respektojmë të drejtat e njeriut”, shtoi ajo.

Sipas saj, njerëzit flasin për të drejtat e njeriut si “një politikë luksi”.

“Na duhet të ndalim këtë trend të rrezikshëm dhe shqetësues dhe t’u kushtojmë vëmendje problemeve të njerëzve në vend të dokumenteve të vjetra”, theksoi ajo. /atsh

Related posts

Vitrinat e lokaleve në Paris mbulohen me dërrasa druri për shkak të trazirave të mundshme nga rezultatet e zgjedhjeve

Muhamet Ramadani

Irani shkel armëpushimin, sulmon Izraelin me raketa dhe mbyll hapësirën ajrore, reagon Tel Avivi: Teherani duhet të digjet sonte

admin

Po aq i poshtër sa Assad-i: kush është Atef Najib, dënuar gjithashtu me vdekje?

Hevzi