RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndodhur në parlamentin e një vendi europian: shumë e mendojnë, pak guxojnë!

ndodhur-ne-parlamentin-e-nje-vendi-europian:-shume-e-mendojne,-pak-guxojne!

Paevitueshmëria e një krahasimi ku viktima e djeshme është kthyer në xhelat të sotëm

Një anëtar i parlamentit nga partia opozitare e ekstremit të djathtë të Polonisë akuzoi Shtetin e Izraelit për kryerjen e “gjenocidit” në Lindjen e Mesme dhe ngriti një flamur izraelit me një simbol nazist gjatë një seance parlamentare.

Konrad Berkowicz i partisë Konfederacja akuzoi ushtrinë izraelite për përdorimin e bombave me fosfor në Lindjen e Mesme dhe detajoi lëndimet, vuajtjet dhe vdekjet e rënda të “dhjetëra mijëra grave dhe fëmijëve” të shkaktuara, sipas tij, nga ky lloj municionesh.

 

Në mars, Human Rights Watch akuzoi Izraelin për përdorim “të paligjshëm” të fosforit të bardhë në zonat e populluara në Libanin jugor menjëherë pasi filloi ofensivën e tij kundër Hezbollahut, akuza që ushtria izraelite tha në atë kohë se “nuk mund t’i konfirmonte”.

“Izraeli po kryen një gjenocid me mizori të jashtëzakonshme para syve tanë”, tha Berkowicz, përpara se ta krahasonte Izraelin me një “Rajh të Tretë të ri” gjerman dhe të mbante lart një pankartë me një flamur izraelit në të cilin ai kishte zëvendësuar Yllin e Davidit me simbolin nazist. /tesheshi

Related posts

Numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë rritet në 5.119

Irfan Jahiu

Kurti: Situata në veri mund të përshkallëzohej në konflikt të armatosur

admin

Kolonë izraelitë vizitojnë Hebronin nën mbrojtjen e ushtrisë

admin