RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë rritet në 5.119

numri-i-viktimave-nga-termetet-ne-venezuele-rritet-ne-5.119

Sipas autoriteteve venezuelase, numri i viktimave nga tërmetet e njëpasnjëshme që goditën Venezuelën muajin e kaluar është rritur në 5.119, transmeton Anadolu.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez, në rrjetin social amerikan X publikoi një tabelë me të dhëna, sipas së cilës 16.740 persona janë plagosur nga lëkundjet e fuqishme sizmike.

Ai tha se autoritetet kanë ofruar ndihmë për 128.324 familje dhe kanë ngritur 107 kampe të përkohshme, ku janë strehuar 21.470 persona, ndërsa rreth 18.000 të tjerë vazhdojnë të mbeten pa strehim të përhershëm.

Sipas tij, tërmetet dëmtuan 856 ndërtesa, prej të cilave 190 u shembën plotësisht.

Qeveria gjithashtu ka regjistruar 1.350 pasgoditje.

Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, goditën vendin e Amerikës së Jugut më 24 qershor.

Related posts

Sri-Lanka shpall gjendjen e jashtëzakonshme

admin

Përkujtohen viktimat e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në 25- vjetorin e masakrës së Podujevës

admin

Irani nis sulme të reja me raketa ndaj Izraelit, një raketë bie pranë Kudsit

Irfan Jahiu