RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndotja e ajrit, Shkupi në nivel me qytetet milionëshe në Indi e Pakistan

ndotja-e-ajrit,-shkupi-ne-nivel-me-qytetet-milioneshe-ne-indi-e-pakistan

Qyteti i Shkupit vazhdon të mbajë pozita të larta në gjithë botën, për sa i përket ajrit të ndotur. Në mëngjesin e sotëm kryeqyteti u rendit në vendin e nëntë, ndërsa gjendja ende më alarmante ishte gjatë ditës së djeshme, pasi i njejti ishte qyteti i tretë në botë me ajër më të ndotur. Me indeks të ndotjes së ajrit prej 182 mikogram për metër kub, qytetet e vetme më të ndotura se Shkupi mëngjesin e djeshëm ishin Nju Delhi në Indi dhe Lahore në Pakistan. Në Shkup, sot në mëngjes janë matur 170 mikrogramë për metër kub grimca PM 2.5. Stacionet në Qendër dhe Gjorçe Petrov kanë matur nivelin më të lartë të ndotjes.

Ndërkaq, pas këtyreve shifra alaramante të ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit, nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njoftojnë se menjëherë kanë marrë masa. Për qytetin e Shkupit, Kërçovës, Kavadarit dhe Strumicës, hyjnë në fuqi rekomandimet dhe masat për tejkalimin e pragut të alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra.

“Në bazë të Dekretit për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për vlerat kufi në lidhje me nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmit, afatet për arritjen e vlerave kufi, kufijtë e tolerancës për vlerat kufi, vlerat e synuara dhe synimet afatgjata e cila përcakton pragun e alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra (tejkalim i vlerës prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve me radhë) dhe parashikimin e motit nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, ju njoftojmë se e njëjta është tejkaluar në pikat matëse në Shkup – Qendër dhe Lisicë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë”

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, gjithashtu njoftojnë se është dorëzuar informacion për tejkalimin e pragut të alarmit në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor, Drejtorinë për Mjedis Jetësor, Institutin për Shëndet Publik dhe komunat përkatëse. /shenja

Related posts

Kur pritet të trajtohet nga Kuvendi peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

admin

Analiza: Çfarë ndodh me serbët “jobesnikë” nga Kosova që “shkelin” rendin kushtetues të Beogradit

admin

Hetim për të zhdukurit në Siri që nga nisja luftës, OKB miraton krijimin e organizatës

rezart morina