Institucionet shtetërore kanë ndryshuar vendimin lidhur me hyrjen në Kosovë të maunave me ngarkesë nga Serbia merr vesh KOHA nga burimet e saj.
Deri më sot të gjitha maunat me targa të Serbisë pa marrë parasysh origjinën e produkteve nuk kanë qenë të lejuara të futen në Kosovë, si masë e sigurisë nga situata e krijuar.
Me ndryshimin e vendimit, në Kosovë do të lejohet hyrja e mjeteve transportuese edhe me targa të Serbisë, me kushtin që nuk bartin ngarkesa me origjinë nga Serbia për shkaqe sigurie.